Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur rikthimin e mjekut Ilir Allkja në detyrë, gjë të cilën e paralajmëroi vetë në profilin e tij zyrtar në FB. Meta shprehet se asnjë shqiptar nuk është i tepërt dhe se është më mirë një kritikë më shumë se një i sëmurë më shumë duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për shëndetin e çdo qytetari.
STATUSI I ILIR METËS
Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!