Ish ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto u pyet sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda lidhur me hetimet qe jane hapur per abuzimet me rruget Tirane-Elbasan dhe Elbasan-Gjinar. Ne nje deklarate te shkurter per mediat, Haxhinasto u shpreh:
“U pyeta për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastukturës gjatë një periudhe e theksoj një periudhe të zhvillimit të këtij projekti”.
Cfarë deklaruat?
Ato gjëra që dini, ato i kam thene.
Në vijim të hetimeve për abuzimet me rrugët, çeshtje qe coi ne pranga dy ish drejtore te larte, ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është thirrur sot për sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.