Detaje te tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndohur ditën e sotme ku i riu Amaros Deda, humbi jetën pasditen e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se 32-vjecari është qëlluar me plumb në kokë pas një debati në familje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.
32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë. Sipas uniformave blu dyshohet se babai i dy fëmijë është vetëvrarë.
Sipas informacioneve pritet që të këqyren kamerat e sigurisë së banesës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.