Pas lajmit të dorëheqjes së drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiut, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një vendim i tillë ka ardhur pas debateve të zhvilluara gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë atje. Debati ka shpërthyer pas lajmeve të përhapura se spitali i Kavajës mund të jetë karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.
Berisha ka postuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili pretendon se Daiu ka kundërshtuar që spitali të bëhej karantinë edhe një intervistë televizive dhe pikërisht për këtë arsye, ai është shkarkuar nga kreu i Bashkisë.
Postimi i plotë:
“Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!
Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Kr.i.m! Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb
Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.
Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!
Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike.”, përfundon postimin e tij berisha.
Ndërkohë, pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka folur për ‘News24’, ndërsa ka dhënë detaje nga vendimi i tij. Teksa ka bërë të ditur se mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka pasur një debat, Përparim Daiu tha se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koronavirusi. Daiu pohoi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij.
“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur.”, tha ai. Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se diskutimet për karantinën.
Raportohet se përpara 3 muajsh Daiu kishte dhënë dorëheqjen por nuk ju pranuar nga Ministria.