Lihet i lirë Edmond Nika dhe 3 të shoqëruarit në policinë e Shkodrës si autorë të dyshuar për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e Gjin Gurit. Pas dëshmisë së dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore, ata janë lënë të lirë.
Njeri prej tyre Edmond Nika, në momentin e vetëdorëzimit, ka folur për ShkodraWeb duke deklaruar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit por në fshatin Stom Golem, afër qytetit të Shkodrës.
Për këtë ai u shpreh se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje ai shtoi se ka 3 muaj që nuk ka qënë në zonën e Dukagjinit. Në fund ai foli edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.