Ardian Nikulaj, biznesmen dhe politikan në Lezhë ishte parashikuar të vritej që më datë 17 prill. Por, autori i cili ende nuk është identifikuar, është konstatuar përballë kompleksit të Nikulajt në Shëngjin, më datë 17 Prill, teksa qëndronte në pritje për të vepruar.
Përmes kamerave të sigurisë është zbuluar se autori ka udhëtuar me motorin “Scuter”, tre ditë rresht nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Por dy udhëtimet e tij më datë 17 dhe 18 prill nuk kanë qenë efektive pasi vrasësi nuk ka mundur të gjejë momentin e duhur për ta vrarë biznesmenin.
Autori nuk është dorëzuar dhe në ditën e tretë pasi ka përshkuar sërish rrugën 45 kilometra ka mbaruar me sukses punën e tij. Sipas hetuesve autori pas ngjarjes së rëndë është larguar në drejtim të Shkodrës pasi për herë të fundit kamerat e fundit që e kanë fiksuar në rrugën nacionale Kakariq të Lezhës dhe në zonën e Bushatit të Shkodrës.
Vrasësi ka hyrë në qytetin e Shkodrës, dhe ka pasur të njëjtin motor dhe të njëjtën veshje. Autori i cili dyshohet se ka qenë i pajisur me jelek anti-plumb dhe skafandër motori ka kaluar i pa shqetësuar tre postblloqe policie në aksin Shëngjin-Shkodër.