Brenda 15 ditësh do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore në muajin qershor.
Ministria e Arsimit në vendimin e miratuar, ka parashikuar që data e parë e provimit ajo e gjuhës së huaj, të zhvillohet më 3 qershor, i ndjekur më pas nga provimi i Gjuhës dhe Letërsisë më 7 qershor.
Më 11 qershor zhvillohet provimi i Matematikës dhe provimi i fundit, ai me zgjedhje, më 15 qershor.
Testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij. Të kaluar provimin e lëndës, maturanti duhet të marrë minimalisht 25 pikë nga 60 pikë të testit.