Për 8 netë me radhë salla e teatrit “Migjeni” përjetoi emocionet e Festivalit të Teatrit për të Rinj, në edicionin e tij të pestë. Eventi nisi nga një ide e drejtores së këtij institucioni Rita Gjeka, e tashmë është futur në rrugën e traditës.
Në përfundim të netëve të festivalit, juria duket se nuk e ka patur aspak të lehtë të shpallë fituesin e sivjetshëm. Zija Vukaj, Krist Lleshi, Arian Çuliqi, Drande Xhaj dhe Akil Farfi, dhanë dy çmime të para për gjimnazin “Jordan Misja” dhe atë “Shejnaze Juka”.
Nga këto evente, kanë dalë mjaft talente, të cilët nga Festivali i Teatrit të të Rinjve, kanë vijuar në skena të tjera të rëndësishme. Jo vetëm kaq, nga ata aktorë që u ngjiten në skenën magjike të “Migjenit”, mbase do të evidentohen edhe pasuesit e emrave të mëdhenj të artit e të kulturës në Shkodër e më gjërë.
Bashkia Shkodër e vazhdoi mbështetjen për këtë event, duke dhënë sinjalin e vijimësisë për Festivalin e Teatrove për të Rinj, i cili pas kësaj eksperience të akumuluar por edhe suksesit, nuk do të ishte çudi të kthehej kombëtar. Ndoshta edhe më gjërë.