Kreu i KESH Benet Beci ka mbledhur sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.
Beci shprehet se gjatë mbledhjes u vendos ulja përsëri e shkarkimeve me 300 m3/s nga Hec- i i Vaut të Dejës.
“Do të ulim përsëri shkarkimet me 300 m3/s nga Heci i Vaut të Dejës. Qëllimi është që të mos ketë impakt në zonën e nën Shkodrës”, tha Beci.
Zona më problematike nga përmbytjet është Shkodra. Ndërkaq, bashkia e qytetit verior ka publikuar me hollësi, edhe gjendjen nga përmbytjet në njësitë përkatëse administrative.