Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit ka pasur një ulje të numrit të personave që kanë humbur jetën si pasoje e Covid. Kështu raportohet se 11 persona nuk e kanë fituar dot betejën, por numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë. Nga 3251 testime, 519 persona kanë rezultuar pozitive. Sa i takon vaksinimit, sot janë vaksinuar 3509 persona.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
VAKSINIMI
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime antiCovid. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
RASTET
138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
FATALITETE
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (20 Mars 2021)
Raste të reja ditore 519
Të shëruar në 24 orë 671
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3251
Testime totale 529,309
Raste pozitive 120,541
Raste të shëruara 84,625
Raste Aktive 33,783
Humbje jete 2133
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23013
Fier 2596
Durrës 1561
Vlorë 1456
Shkodër 1267
Gjirokastër 1196
Korçë 813
Lezhë 642
Elbasan 418
Dibër 343
Kukës 332
Berat 146