Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e të martës gjatë prezantimit të spektaklit. Ajo ka thënë se “heq dorë” për prezantimin e BBVip vitin tjetër.
Por e gjitha ka qenë në kuadër të një shakaje, e cila rrodhi nga reagimi i Luiz Ejllit.
Ky i fundit po ndihmonte Kejvinën të hapte biletën e Arianës për të parë nëse ajo ishte vajtje-ardhje dhe do të kishte shansin për t’u kthyer në shtëpi.
“Ah sa më pëlqen kjo muzika, banorë…”, tha Luizi si të ishte në vend të Arbanës.
“Hajt se do e prezantosh ti vitin tjetër Luiz. Unë me banorë si ju heq dorë”- tha Arbana.