Drejtori sportiv i klubit Vllaznia Matko Djarmati ka pergenjeshtruar lajmin e publikuar mbreme nga gazetari Gjergj Stefa ne emisionin “Skaner” kur deklaronte se ai ishte ne bisedime me drejtuesit e Dinamos per te kaluar tek ky klub.
Permes nje statusi te publikuar pak minuta me pare, Djarmati i quan spekullime dhe imagjinate gazetaresh te gjithe kete zhurme te krijuar.
“Ketu bie te flesh e zgjohesh nga spekullime dhe imagjinate gazetaresh, me vjen keq qe duhet te harxhoj kohen time ne kete situate per ca iluzione”- shkruan Djarmati.
Nje situate e tille nese do te rezultonte e vertete padyshim qe ishte e rende, megjtihate vete Djarmati i ka dhene nje pergjigje kesaj çeshtje duke e hedhur poshte ate.
Ai per te dytin sezon eshte duke punuar tek Vllaznia dhe bashke me trajnerin Brdariç dhe stafin tjeter teknik kane bere nje pune te shkelqyer dhe si rrjedhoje, do te ishte absurde te largohej ne keto momente.