Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi njoftoi protestë ditën e mërkurën në orën 12:00 ku ftoi studentët dhe pedagogët të marrin pjesë.
Në fjalën e tij për mediat, Kovaçi tha se universitetet po kthehen në pronë private, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk do që studentët të jenë të suksesshëm në rrugën e tyre.
Kreu i kësaj sindikate tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.
“Kjo VKM sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike dhe i kthen ata në pronë private, kjo do të sjellë mbylljen e universiteteve në rrethe që do të sjellë shpopullimin, përqendrimi i programeve në Tiranë është një tjetër shqetësim, përfaqësues të qeverisë apo të kuvendit secili prej kolegëve nënshkrues të peticionit e dimë që ekziston gjithmonë një zgjidhje për problemet.
Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që studentët tanë të bëhen të suksesshëm në rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sindikata ka vendosur thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara Korpusit të universitetit”, tha ai.