Uragani Harvey që goditi Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës solli dhe tragjedi edhe në jetë njerëzish. Të paktën 8 persona humbën jetën. Ndërkohë, autoritetet vendase u kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve që të shënojnë emrin në krahun e tyre në mënyrë që të identifikohen lehtë nëse vdesin.
“Shënoni emrin tuaj dhe numrin personal në krah me një stilolaps, në mënyrë që t’ju identifikojmë më lehtë nëse vdiqni!”, porositen autoritetet.
Një pjesë e madhe e banorëve janë evakuuar pasi ishin paralajmëruar për uraganin që do të godiste vendin. Kryebashkiaku u bën thirrje banorëve që nuk duhet të konsiderojnë rikthimin në banesa deri në një njoftim të dytë. Autoritetet kanë nisur punën e kërkim-shpëtimit. Operacioni po zhvillohet me ngadalë dhe me vështirësi për shkak të mbeturinave të shumta që ndodhen nëpër rrugë të hedhura nga uragani. Autoritetet i frikësohen faktit se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh. Uragani Harvey cilësohet si më i fuqishmi i këtyre 12 viteve të fundit në SHBA.
https://youtu.be/qvpjualyZ6g