Luan Zaza është kryetari i ri i PS në Durrës por ai që pritej ta kishte në garë dhe që më pas u dorëhoq, Ardit Kërtusha e ka thumbuar duke e quajtur marionetë dhe duke e ironizuar për zgjedhjet. Kërtusha e quan Luan Zazën ‘marionetë’ dhe thotë se zgjedhjet në PS-në e Durrësit u bënë si ato të kohës së komunizmit, pra vetëm me një kandidat dhe të diktuara. Kërtusha pasi dha dorëheqjen akuzoi se listat ishin të përcaktuara dhe fituesi po ashtu.
STATUSI I ARDIT KËRTUSHËS
Urime, urime zoti Marionetë! Fituat me një rezultat tepër te ngushtë. Jeni për t’u lavdëruar se na hoqët mallin e zgjedhjeve të kohës e Partisë-Shtet. Gjithsesi njeriu e kupton që gara përballë vetes tënde ështe ndonjëherë më e vështira. Lutu marionetë që këtë mandat të dytë të të mbajne fijet, pasi duket që janë holluar shumë! Të përgëzoj.