-Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.
-Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka prerë pa leje, disa pemë, në fshatin Pulaj Plazh.