Kryetari i GP të LSI Petrit Vasili ka reaguar pasi që shefi i qeverisë e ka quajtur gjsmagjel atë dhe Edmond Spahon e PD. Vasili ka reaguar me një status në Facebook, duke iu përgjigjur me një fjalor të ashpër, thuajse banal kryeministrit Rama. Vasili shkruan në postimin e tij: “Kryeministri gjysma tru foli…. Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet,ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere. Prandaj edhe qelb ere dynjane….”.
Prej kohësh platformat sociale janë bërë mekanizmi më i përdorur për komunikim në mes politikanëve dhe qytetarëve, por edhe në mes vetë të parëve. Ata replikojnë në distancë me njëri- tjetrin, meqenëse edhe audienca më e madhe është pikërisht në këto rrjete. /ShkodraWeb/