Një tjetër zjarr është bërë e mundur të shuhet nga MZSH Shkodër mesditën e sotme. Rreth orës 12.00 është njëftuar për shfaqjen e flakëve në fsahtin Pulaj të Njësisë Administrative Velipojë në Bashkinë e Shkodrës. Menjëherë, një mjet zjarrëfikës me tre efektiva është nisur nga Shkodra drejt vendit ku kishte rënë zjarri. Gjatë punës së tyre, zjarrëfikësit janë përballuar edhe me presionin e banorëve të zonës, të cilët ndiqnin nga afër operacionin e MZSH-së. Por megjithatë, pas rreth dy orëve e gjysmë, është bërë e mundur që zjarri të shuhet krejtësisht dhe pa patur pasoja.