Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht (9:00) paraqitet si më poshtë:
-Fierza 282.71 m
-Koman 172.82m
-Vau i Dejës 75.02 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.
Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës. /Njoftim i KESH/