Të nderuar banorë të Shkodrës!
Bashkia Shkodër, po ndërhyn në një sërë segmentesh rrugore për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugët e qytetit dhe në njësitë administrative.
Ditën e nesërme, dt. 2.12.2023 është parashikuar ndërhyrja në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, nga Truma e Dugajve të Reja deri në rrethrrotullimin tek “Prek Cali” siç njihet në Shkodër.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve të zonës për lirimin e të gjithë parkimeve përgjatë këtij segmenti rrugor duke nisur që nga dita e Shtunë datë 02.12.2023.
Të bashkëpunojmë për t’i dhënë kësaj zone një imazh tjetër. /Njoftim i Bashkisë Shkodër në faqen zyrtare në Facebook/