Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Rroskovec ku një 29 vjeçare humbi jetën duke u vetëhelmuar me fostoksinë, një tjetër tentativë për vetëvrasje raportohet në Korçë. Sipas policisë një 37 vjeçare, me iniciale B.SH, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës pasi është vetëhelmuar me fostoksinë, ndërsa thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policise:
Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 08.04.2018, në fshatin Progër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.SH, vjeç 37, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.