Spitali i Marsejës ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj. Një zyrtar i spitalit ka deklaruar në një prononcim për “Reuters” se shqiptari humbi jetën pavarësisht ndihmës nga mjekët.
“Pavarësisht kujdesit që i ishte dhënë nga mjekët 23-vjeçari u nda nga jeta” deklaroi ai. Por familjarët kanë akuzuar mjekët se djalit të tyre i hoqën tubin e oksigjenit që e mbanin në jetë duke mos pyetur të afërmit.
Por nga spitali nuk ka asnjë reagim në lidhje me akuzat e familjes. Vdekja e të riut shqiptar solli reagime të shumta dhe protesta në Shqipëri në dita qytete, ndërsa kërkohet dorëheqja e ambasadorit shqiptar në Paris.