Drejtoria Vendore e Policise Diber njofton: “Me datë 08.09.2017, rreth orës 21.00, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, ku për pasojë drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie trupore të rënda.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar automjetin tip “Ford Foxus “, me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit shtetasi Shkëlqim Çela, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda, dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, sot rreth orës 16.20 jemi njoftuar se ka ndërruar jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes ku shkaku i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me Drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si “Ngjarje Aksidentale”. /ShkodraWeb