Një 69 vjeçar ka humbur jetën në burgun ku vuante dënimin. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Zaharisë në Krujë dhe ky nuk është rasti i parë për këto muajt e fundit të vdekjeve në këtë institucion dënimi. Burime nga policia bëjnë me dije se 69 vjeçari me inicialet I. R,fillimisht nuk është ndjerë mirë, duke u ankuar se kishte vështirësi në frymëmarrje.
Siç raportohet nga burgu i Zaharisë, i dënuari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Krujës, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në burgun e Zaharisë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.