Një shtetas 70- vjeçar që u aksidentua para dy ditëve dhe u dërgua në spital, ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve. Shtetasi me iniciale L.F. banues në Dajç, udhëtonte si pasagjer në një motor i cili u përplas nga një automjet tip “Nisan” me drejtues një shtetas 46- vjeçar, me iniciale A.L. nga Miloti. Kjo ngjarje ka ndodhur me 23 prill, ndërsa me 25 prill policia njofton se ka vdekur në spital pikërisht 70- vjeçari që ishte pasagjen në motorin “Honda” pa targa.
Njoftimet e policisë
Në vijim të Komunikatës datë 23.04.2018, që bën fjalë për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 25.04.2018 ka ndërruar jete në spital pasagjer në motoçikletë, shtetasi L.F, vjeç 70, banues në Dajç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 23.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 46, banues në Milot, pasi në fshatin Dajç, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motoçikletën tip “Honda”, pa targë, me drejtues shtetasin GJ.A, vjeç 76, pa leje drejtimi, i cili ka pasur pasagjer shtetasin L.F, vjeç 70, banues në Dajç, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.