35-vjeçarja e cila u hodh nga kati i katert i pallatit ne Fier ka nderruar jete ne spital per shkak te plageve te marra. Ajo u dergua ne gjendje te rende per jeten nga familjaret ne spitalin e Fierit kete pasdite pasi ishte hedhur nga ndërtesa ku banonte. Gruaja me inicialet E.S, banuese në Patos është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.
Informacioni paraprak fillestar per ngjarjen
Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.
Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.
Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.