Një shtetas 56- vjeçar ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas njoftimit të policisë, banori i fsahtit Reç në Malësi të Madhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Sipas të njëjtave burime, vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrore pasi kurohej nga një sëmundje vdekjeprurëse.
“Më datë 19.02.2018, rrugës për në spital, ka vdekur shtetasi Z.L, vjeç 56, banues në fshatin Reç. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi kurohej për tumor në kokë.”, njofton policia e Shkodrës.