Nga Xhabir TABAKU
Dëgjova se do shkosh në shtëpi. Lakmi të kam. Më ka marrë malli shum për qytetin ku leva. Për rrugët e rrugicat me gropa, pleqt me ftyrën nurë..Për fëmijët fjalëndytë, për çdo qoshe e murë a gurë. Për zhurmën, rrëmujen me biçikleta.. për nji kafe turke diku n’i qosh’ mahalle e t’bukurat barcoleta.
Për karrocat me kalë, tinëz kah policit i marrin anën. Për shiun me rrëmbim, që qytetit i ven vulen e vjetër..
Per at’ shpinë e kaherëshme, me lulevila mbulue e n’largësi tingujt e ngadaltë të nji violine të moçme qemane. Për ujin jeshil të Bunës, aromë sallahane.
Për atë xhaminë teme të vogël oh! E n’daç, edhe për at kishen tande… Për stadiumin ku kaliqafë i shifja lojnat në shpin’ t’babës, e për at biblioteken n’Parrucë, ku hyja n’agim e dilja vonë nën dritën e hanës. Për teatrin, oh po shum kam mall që qytetit t’em e tand, kunor i rrin në ball. N’kalosh aty pari e dyert mshelë ja gjenë, virr me za t’nalt si çmendore! Nji kangë të çrregullt shpirtin tonë rrebel qi reflekton.
N’daç t’ati Mjedes s’ambel, e n’mos, t’Migjenit s’asgja s’ndrron.
Veç merre me t’butë… se asht qytet delikat. Gastare m’e rujt. Asht melodi…. me emnin Shkodër.