Veleçiku ka gabuar rende duke humbur 2-3 ne ndeshjen ndoshta me percaktuese, ate ndaj Terbunit ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ndonese koplikasit kane kaluar dy here ne avantazh me ane te Smajlit dhe Marinajt, por ne te dy rastet pukjanet kane barazuar me ane te Hasajt dhe Fejzajt.
Nderkohe ne pjesen e dyte kur pritej goli i fitores nga Veleçiku, ka ndodhur e kunderta. Ka qene Myslimi qe ne minuten e 70-te ka shenuar golin e fitores per Terbunin duke marre kesisoj nje trepikesh me shume vlere.
Nderkohe pas kesaj humbje te Veleçikut dhe fitores edhe te Dinamos, tashme pozitat e koplikasve jane renduar se tepermi dhe konsiderohen favoritet kryesore per te rene nga kategoria.
Sfida Veleçiku-Tërbuni prodhoi debate dhe acarime mes dy kampeve pas përfundimit të takimit. Në sfidën e luajtur në “Reshit Rusi” të Shkodrës, tensioni mes palëve ka vazhduar për gati një orë.
Skuadra e Veleçikut është bllokuar në ambjentet e “Reshit Rusit” dhe ka mundur të largohet pas mbërritjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Situata më pas është normalizuar.
FT: Veleçiku- Tërbuni 2-3
Smajli 15′ Marinaj 31/ Hasa 26′, Fejzaj 43′, Myslimi 70′