Bashkia Shkodër poston në faqen zyrtare në Facebook: “Nga ora 07.00 Njësia Administrative Dajç dhe nga ora 09.00 njësitë administrative Velipojë dhe Ana e Malit në Bashkinë Shkodër janë pa energji elektrike. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të OSHEE, OST apo KESH për këtë ndërprerje të tejzgjatur. Jozyrtarisht është mësuar se ndërprerja është për shkak remonti të linjave dhe duhet që energjia të rikthehej në orën 16.00 gjë që nuk ka ndodhur. Madje, ndërprerje parashikohet të ketë edhe ditën e neserme.
Nuk është hera e pare që ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim, krijon problem në Bashkinë e Shkodrës. Disa ditë më pare, u nxorr jashtë pune stacioni i pompave të UKSH, duke lënë pa ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të banorëve dhe për disa orë.
Kërkojmë nga OSHEE, KESH apo OST që të informojnë për ndërprerje të energjisë për shkak remontesh që banorët të marrin masa dhe të bëjnë planifikim.”, përfundon postimi i Bashkisë Shkodër në Facebook.