Kryeministri Rama shpeshhere ka deklaruar se futbolli shqiptar eshte i gjithi informal. Sipas tij, futbolliste e trajnere paguhen si punetore fasonerie. Por i ketij mendimi nuk eshte presidenti i FSHF-se Armando Duka qe ka zbuluar faktin qe i vellai i kryeministrit eshte i siguruar te Partizani dhe rroga e tij eshte e larte.
“Vëllai i kryeminstrit është siguruar per 5 milionë lek. I gjithë futbolli të riformohet, pasi kjo do ta ndihmonte. Kam folur me kryeministrin më shumë se një herë. Edhe në fillim të vitit të kaluar, klubet kanë pasur të njëjtin qëndrim.
Ai tha që do heqim tatimin, por gjërat ndryshuan. Jam takuar me të edhe me aktorë të tjerë. Më garantuan shumë gjëra, por nuk ndodhën. Uroj që do gjejmë një zgjidhje.
Nëse ëshët siç thotë Ylli, sot e nesër do rishikohen, brenda javës mund të bëhen projektligje. Në të kundërt, bojkoti do vazhdojë. Më mirë një kampionat të shëndetshëm, sesa me javë të çala. Trukimi? Në një ndeshje kupe në edicionin e kaluar edhe ka ndodhur.”, shprehet Duka.