Shkruan në Facebook Lodovik Hasani, kandidat për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër: Një takim i mrekullueshëm me Forumin Rinor të PD në Fushë – Arrëz.
Vendi ynë ka nevojë për energjinë, talentin dhe forcën e rinisë. Deri më tani ka pasur vetëm fjalë e madje edhe libra të njohur si “strategji për rininë”, por në të vërtetë realiteti i sotëm tregon qartë rezultatet e një politike të dështuar, përderisa rinia shpresën dhe pasionin nuk e gjen në vendin mëmë.
Të rinj që dëshmojnë këtë energji dhe forcë, janë të gatshëm për të ndjekur rrugën e ndryshimit.