Koston e kónfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.
Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt:
Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në búrg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një kr ìm kundër vendit dhe qytetarëve të tij.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krì mit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale. /Publikuar në Tuiter nga lideri i Opozitës së Bashkuar Lulzim BASHA/