Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, sa i përket lobimit në SHBA.
Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re dhe Gjykata e Apelit ka shpallur të pâfâjshëm liderin e PD, tashmë për herë të dytë. Gjykata e Apelit me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj vendosi sot të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shakallës së Parë.
Prokuroria e Shkallës së Parë akuzonte Bashën për falsifikim formularësh bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit, Ilir Dervishi.
Pas shpalljes i pâfâjshëm të Bashës nga Gjykata e Shkallës së Pare, Prokuroria ankimoi vendimin, duke vijuar akuzën për falsifikim formularësh nga Basha, pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim, dhe madje edhe një lidhje me Nik Muzin, por nuk u gjetën prova prandaj dhe akuzat ranë.