Në Lojrat Olimpike të Tokios këtë verë, u shpallën kampione olimpike duke marrë medaljet e arta. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, i sollën Kosovës dy medalje shumë të rëndësihme, për të cilat kanë marrë edhe shpërmblim financiar në rendin e 100.000- 150.000 euro.
Por përfitimet për vajzat nuk do të ndalen këtu. Distria dhe Nora do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes por jo të Kosovës. Në ditën e parë të punës, në mbledhjen e parë, qeveria “Rama 3” ka vendosur ti punësoje dy kampionet në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Pavarësisht bazës ligjore që shoqëron vendimin e qeverisë, në pamje të parë duket një vendim i çuditshëm pasi medaljet u fituan për Kosovën, flamuri i të cilës (jo ai kombëtar por ai blu e verdh) u valëvit në sytë e gjithë botës. Aq më tepër është i çuditshëm ky vendim, kur për kampionë dhe ish- të Shqipërisë në sporte të ndryshme në arenën ndërkombëtare, nuk kujtohet askush. /ShkodraWeb/
V E N D I M
PËR
PUNËSIMIN NË STRUKTURAT E MINISTRISË SË MBROJTJES TË ZNJ. DISTRIA KRASNIQI DHE ZNJ. NORA GJAKOVA, FITUESE TË MEDALJEVE TË ARTA NË LOJËRAT OLIMPIKE VERORE “TOKIO 2020”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 27, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fillimin e procedurave për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të znj. Distria Krasniqi dhe znj. Nora Gjakova, fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”, për performancën e shkëlqyer në arenën ndërkombëtare sportive, për përfaqësimin dinjitoz, nëpërmjet një arritjeje mbarëkombëtare suksesi dhe talenti të sprovuar.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA