Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka rrëzuar padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj lidhur me shkarkimin e saj nga procesi i vettingut në maj të 2018-ës. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, gjykata ka arritur në përfundimin se procedurat e shkarkimit nga vettingut ishin të rregullta.
Gjithashtu në dokument thuhet se vendimi i marrë nga trupa e vettingut s’ka paanshmëri. Ndërsa lidhur me pretendimet e ngritura nga Xhoxhaj për shkeljen e sigurisë juridike dhe privatësisë, gjykata shprehet se nuk ka pasur shkelje të tyre.
Gjykata për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk kishte arsye për t’u dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj. Xhoxhaj ka ankimoi në Strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova ndërsa rezulton se kur ishte gjyqtare kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.
KLIKONI KËTU PËR TË LEXUAR VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR ALTINA XHOXHAJ
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, më datë 8 mars 2019, regjistroi çështjën për shqyrtim të ngritur nga zj.Altina Xhoxha ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, ku ajo pretendon se ka patur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin e zhvilluar ndaj saj nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, në kuadër të aplikimit të procesin të rivlerësimit kalimtar.
Sipas Xhoxhajt janë shkelur të drejtat e njeriut dhe privatësa familjare si dhe procesi për gjykim të drejtë dhe mjete efektive në gjykim. Ai shërbeu në sistemin e drejtësisë prej vitit 1995.
Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyatarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtari kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.