Mediu kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i hap rrugën rihetimit të çështjes së tij. Ndërkaq avokati Ardian Visha e konsideroi si anti-kushtetues vendimin e Apelit.
Mbrojtja e Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedim penal ndaj ish-ministrit për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.
Lëvizja erdhi pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO vendosi më 24 shtator rikthimin për hetim në SPAK të dosjes “Gërdeci”.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut erdhi pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” , ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.