Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit me ministrat e kabinetit qeveritar, kreun e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe Kryesinë e grupit të PS.
Burime nga takimi bëjnë me dije se socialistët pritet të miratojnë të enjten gjatë seancës së Kuvendit ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
Në takim mungoi kryeministri Edi Rama, teksa u koordinua nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
‘BalkanWeb’ mëson se ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar.
Reforma zgjedhore ka qenë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. PD është e vendosur në objektivin kryesor të saj, që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet votimi elektronik, teksa PS kërkon të mundësojë edhe votimin e emigrantëve.