Ish-truproja i Sali Berishës në fillimin e viteve ’90, Izet Haxhia, me origjinë nga Tropoja sikurse ish-kryeministri, do të ekstradohet nga Truqia drejt Shqipërisë, ku është dënuar me 25 vjet burg, si bashkë-autor në vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Haxhia e ka pohuar këtë lajm dhe ka thënë se vendimi ka ardhur pas lobimit të qeverisë shqiptare pranë asaj turke. Tani fjala e fundit i takon Ministrisë turke të Drejtësisë.
Në reagimin e tij për Report TV, Haxhia shprehet: “Sot më erdhi nëpermjet avokatit vendimi i gjykatës së lartë turke ku vendoset ekstradimi im ne Shqiperi, pritet vendimi i Ministrise se drejtesise turke per zbatimin e ketij vendimi, por fakti se pas nje maratone 12 vjeçare ky vendim jepet pikrisht ne kete kohe, tregon se eshte nje vendim i marre me ane të lobimit te qeverisë shqiptare te qeveria turke. Si duket qeveria shqiptare e cila se bashku me zotin Lu arriten te kapin ”peshqit e medhenj ” te korrupsıonit e krimit, radha me erdhi mua si shkatari i te gjitha fatkeqsive qe kane ndodhur keto 27 vjet tranzıcıon, por dua te shtoj se une nuk i kam ikur asnjehere drejtesise dhe jam gati te ballafaqohem ne gjykate me ata qe jane krimenelet e vertet te ketij vendi dhe nxjerrsit ne prite te perdhunuesit, Azem Hajdari”. /shqiptarja.com/