Zbardhet vendimi i Gjykatës së Goteborgut në Suedi dhe arsyet pse iu refuzua kërkesa për azil Mario Majollarit, i vrarë të martën në mbrëmje në zonën e Kinostudios. Në një kopje të këtij vendimi që disponon edhe Televizioni Klan, thuhet se historia dhe provat e të riut shqiptar nuk kishin qenë bindëse dhe se në Shqipëri atij mund t’i ofrohej një mbrojtje e pranueshme.
“Nga informacionet e dhëna nga vendi, duket se sistemi ligjor i Shqipërisë, përkundër mangësive ekzistuese, në përgjithësi mund t’u ofrojë qytetarëve individual një nivel të pranueshëm mbrojtjeje nga gjakmarrja. Mario Majollari nuk e ka shfrytëzuar potencialin për mbrojtje në vendin e tij të origjinës. Prandaj ai duhet të kontaktojë autoritetet për ndihmë dhe mbrojtje”.