Të nderuem miq,
Me 26 shtator 2023 në Breglumi, Shalë, Shkodër do të vendoset memoriali i Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare me origjinë nga Dukagjini. Shekulli i 20 paraqet në Shqipni një panoramë brutale që do të mbahet mend në histori si periudha më e errët e martirizimit.
Dukagjini ngre memorial për të lumnuemit:
1. At ÇIPRIAN NIKA O.F.M.
2. At BENARDIN PALAJ O.F.M.
3. At GJON SHLLAKU O.F.M.
4. At GASPER SUMA O.F.M.
5. Dom DEDE PLANI
6.Dom LAZER SHANTOJA
7. GJELOSH LULASHI, martir laik
Ju ftoj ta shpërndani njoftimin dhe të merrni masa për pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Jeta dhe historia e këtyre martirëve na tregon se besimi nuk është diçka abstrakte por një forcë e jashtëzakonshme e lidhjes me Zotin, me virtytet më të larta shoqërore dhe njerëzorë, është frymëzim dhe kurajo deri në sakrificë sublime.
Vendosja e këtij memoriali është një dëshirë dhe ide e kahershme që mundësohet sot nga familjet e Gjin Markaj dhe Dedë Prendaj, dy familje të nderueme nga Shala e Dukagjinit.
Për organizimin e eventin është ngritur komisioni i mëposhtëm:
1.MARK RUPA 2. GJIN MARKAJ 3. DEDE PRENDAJ 4. LEKE ZOGU 5. ZEF SOKOLI 6. PRELE MILANI 7. GEGE ZEFI 8. ROZA PJETRI 9. ZEF NIKA 10. VILSON PESHKAJ
Ky memorial është një reflektim për cdo dukagjinas dhe shqiptar mbi shembujt dhe mesazhet që martirët dhanë deri në minutat e fundit të jetës. Programi i detajuar do të shpërndahet në javët në vazhdim.
Me respekt,
Komisioni organizativ! /Nga Mark RUPA, publikuar në Facebook/