Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 18.08.2017, ora 18:50, në vendin e quajtur rruga Nr.4 fshati Pulaj plazh Velipojë, jemi njoftuar se ka ndodhur një aksident. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se janë përplasur dy mjete dhe një motorr, mjeti tip “Kia” me targë FE 567 MC me drejtues shtetasin S. T. banues në Shkodër, mjeti tip “Ford” me targë SS 319 EK me drejtues shtetasin I. G. banues në Shkodër dhe motorri tip “Lifan” me drejtues shtetasin E. V, 22 vjeç banues në fshatin Ças, Velipojë
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit E. V. i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër me dëmtime të lehta dhe jashtë rreziku për jetën. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidenti. /ShkodraWeb/