Gjermania vuan por ruan mundësinë për të dalë nga grupi. Një gol në minutën e 5 të shtesës, i ka dhënë fitoren e vuajtur djemte të Lëv, të cilët për 17 minuta luajtën edhe me një lojtar më pak pas daljes së Boateng me dy kartona të verdhë. Suedia kaloi e para në avantazh me Toivonen dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në minutën e tretë të pjesës së dytë, Rojsh arrin të barazojë dhe megjithë volumin e madh të lojës, Gjermania nuk ia doli të shënojë deri në minutën e 5-të të shtesës së akorduar. Një goditje dënimi manuali e Toni Kroos, i jep fitoren Gjermanisë dhe i jep shanse reale për të kaluar grupin pasi ndeshjen e fundit e ka me Korenë e Jugut.
Fitorja e Meksikës apo barazimi me Suedinë dhe fitorja e djemve të Lëv me Korenë e Jugut, kualifikon amerikanojugorët dhe Gjermaninë. Nëse fiton Suedia dhe Gjermania, atëherë futet në lojë golavarazhi i cili mund të përcaktojë të kualifikuarit në mes këtyre ekipeve dhe Meksikës. Gjithsesi, ndeshja Suedi- Meksikë parashikohet të jetë një betejë e vertetë, ndërsa Gjermania duket ta ketë më të lehtë me një Kore të Jugut që nuk ka asnjë synim për më tej. Edhe një herë u vertetua shprehja se Gjermania luan deri në sekondën e fundit dhe se “futbolli është një lojë ku luajnë 22 lojtarë dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania”.