Një shtetase 21- vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke gëlltitur acid. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, e cila nuk jep shumë detaje, por saktëson se 21- vjeçarja është vetë helmuar në banesën e saj. Menjëherë kanë ndërhyrë të afërmit, të cilët e kanë derguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut pët jetën.
“Më datë 25.02.2018, në fshatin Dajç, në banesë, është vetëhelmuar me acid shtetësia B.R, vjeç 21, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës.