Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i grupit të Task Force për korona virusin i Shtëpisë së Bardhë, i tha CNN se do të fillojë një “karantinë të modifikuar”, pasi pati kontakte “të rrezikut të ulët” me një person pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili u testua pozitiv për korona virusin e ri.
Vlerësimi i “rrezikut të ulët” do të thotë që ai nuk ishte në afërsi të personit që rezultoi pozitiv gjatë kohës kur ai person dihej se ishte ishte prekur nga virusi.
Ai nuk është duke bërë një karantinë të plotë si Dr. Stephen Hahn, komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave. Hahn ra në kontakt me një individ që ishte pozitiv për koronavirus.
Zyrtarët nuk do të identifikojnë personin të cilit i janë ekspozuar zyrtarët shëndetësorë. Sidoqoftë, Katie Miller, sekretari i shtypit për Zëvendës Presidentin Mike Pence, rezultoi pozitiv të premten.