Drejtuesja e Prokurorisë Donika Prela ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Prela është e pranishme në seancë pa avokat, ndërsa do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Analiza do të bëhet për pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale. Donika Prela pas përfundimit të studimeve për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollës së Magjistraturës në 1999-2002 ka punuar si prokurore në Durrës për 15 vite. Në maj të vitit të kaluar u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vlerësimi për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. “Çmimi i tokës është 350 mijë lekë. Kemi bërë verifikimin e deklarimeve tw zonjës Prela. Ka të ardhura nga paga si prokurore. Të ardhurat e burrit si inxhinier ndërtimi në kompani private e institucionet shtetërore. Ka probleme dhe në të ardhurat e bashkëshortit në vitet 2003 dhe 2005 nuk ka pasur kontratë punë. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.
Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private nderimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH. Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash. Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore. I kemi kaluar znj. Prela barrën e provës përse nuk ka pasur kontratë ligjshmërinë e pagave 2003-2011. Pse nuk janë paguar tatimet dhe sigurimet shoqërore. Është pyetur për borxhin me R.N. prej 25.000 mijë euro. Vangjel Prela thotë se borxhin e ka marrë një kushëriri i tij dhe ai e ka ndjekur për kthimin e interesat. E ka kryer për kushëririn e tij A.P. që nuk jetonte në Shqipëri.
Ka një apartament banimi 95.6m2 regjistruar në hipotekë në 2012 me emër të Vangjel Prelës (burri) blerë me kontratë porosie në 2007. Shitësi është Bruci shpk. Vlera e blerjes 32.100 mijë euro. Çmimi për m2 rezulton më i ulët me vlerën e tregut. Kemi marrë info nga hipoteka Tirane, ku nga çmimi referencës rezulton 82 mije lekë për m2. Pyetëm shoqërinë Bruci shpk për apartamentin dhe tjerat të shitura në këtë pallat. Bruci shpk na tha se Vangjel Prela ka qenë i punësuar si inxhinier dhe i kemi dhënë një cmim më të lirë nga blerësit e tjerë. Bruci shpk na tha se edhe për disa të tjerë e ka aplikuar çmimin preferencial. Të ardhurat për këtw pasuri e likuiduar me dy mandate. 12 mije euro nga kursimet e pagës dhe 15 mijë euro me një hua qe i kane marrë kushëririt S.P. E pyetur znj.Prela për Gj.P që i ka dhënë 15 mijë euro borxh. Rezulton se ai ka qenë emigrant dhe ka disa prona e të ardhura. I kemi kaluar barrën e provës për të provuar të kundërt e rezultateve të hetimit për të ardhurat e Gj.P.
I kemi kërkuar nqs ka ndryshime asete e financime pas deklarimit në deklaratës vetting. Znj. Prela ka deklaruar ndryshime. Prela ka thënë se ka shitur apartamentin me sip 96.5m2 në shumen 80 mijë euro. Ka thënë se ka blerë 135.9 m2 me cmim blerje 110 mijë euro. Me kontratë 9.7.2018. deklaron se e ka blere nga shtetasi F.H. burimi i blerjes se ap të ri nga Prela e bashkëshorti i saj. 80 mije euro dhe 30 mije euro janë marre në banke nga llogaria e bashkëshortit. Kjo shumë me pas ka kaluar tek noteri. Ka tokë arë në Petrelë 1000m3 blerë për 350 mijë lekë. Tokë bujqësore e blerë nga M.D e L.D. Kjo vlerë ishte me e ulët se vlera e tregut. Verifikuam vlerat e tregut. Pyetëm dhe znj. Prela e cila na tha se toka e blerë 5 vite e 6 muaj më parë me këtë çmim ka pasur. Po ashtu sipas saj është 3 km larg rrugës kryesore dhe nuk ka rezidenca me vila.
Po ashtu ka thënë si njeh shitësit. Sipas një VKM-je në këtë zonë sipas vitit përkatës është 266 leke per m2. Ka llogari bankare 4.4 mln lekë në emër të bashkëshortit. Burim shitja e një apartamenti 52 m2 ne plazh Durrës. Kjo llogari bankare rezulton korrekte. Apartamenti i blerë në 2014, 1.4 mln lekë dhe është shitur 4 mln lekë. Llogari në emër të vajzës, 27 mijë lekë. Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortit 147 lekë. Kursime nga familja, gjendje cash 500 mijë leke. Automjet Golf 400 mijë lekë. Automjet “Crysler” 6500 euro. Në deklaratën e vitit 2014 është deklaruar shitja e apartamentit në Durrës në shumën 4 mln lekë”.
Raporti për figurën dhe aftësinë profesionale
Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokurorinë e Përgjithshme Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe e aftë profesionalisht. “DSIK ka sjellë një raport ku thotë se Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën si prokurore. Lidhur me vlerësimin profesional, prokuroria e përgjithshme ka sjellë raport ku thotë se është në rregull. Nisur nga raportimet në media për procedimin e shtetasit L.R. nga prokuroria e Durrësit kemi marrë përgjigje se është ‘Ok’. ONM ka kërkuar informacion për dosjen Shullazi nga zonja Prela për periudhën maj-tetor. Zonja Prela ka sjellë raport shpjegues lidhur me denoncimet ka dy nga portali online. Ka denoncim për apartament në Durrës dhe shtëpinë e re në Tiranë. Për këto denoncime ne kemi hetuar paraprakisht” deklaron KPK