KPA ka vendosur shkarkimin nga detyra te gjyqtarit Astrit Faqolli, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, i cili kaloi me sukses vetingun, por u ankimua nga Komisioneri Publik. Ne vendimin e sotem, KPA ka theksuar se shkak eshte bere pasuria e pambeshtetur, shkak per te cilen e kishte ankimuar edhe KP.
Kujtojme se KPK e konfirmoi ne detyre, por komisioneri Publik e ankimoi vendim per gjyqtarin Astrit Faqolli, duke theksuar ne ate kohe se: “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”, thuhet ne njoftim.