Në garën për SPAK-un futet edhe prokurori shkodran. Bëhet fjalë për Vat Stakën. Prokurori i Gjykatës i Shkallës së Parë në Shkodër, Vatë Staka ka aplikuar për tu bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar- SPAK
Pas fazës së parë, të gjithë aplikantët do të kalojnë në fazën e seleksionimeve ku do të kontrollohet pastërtia e figurës së tyre dhe e njerëzve të afërt e të njohur. Një nga kushtet më të forta, është dhënia e pëlqimit për mbajtjen nën përgjim të komunikimit jo vetëm për vetë prokurorët e SPAK por edhe të afërmit e tyre. Vetëm pak muaj më parë, Staka kaloi me sukses procesin e vettingut si prokuror.