Ka mbetur e dëmtuar rëndë drejtuesja e nje mjeti Renault, pasi u perfshi ne nje përplasje me nje furgon mallrash. Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem, rreth ores 06:00 ne aksin Lezhë-Laç, prane kryqëzimit të Ishull Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, ne gjendje kritike per jeten eshte gruaja qe ishte ne timonin e automjetit Renault. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.