Ish- deputeti i Shkodrës Selami Jenishehri ka “zbardhur” edhe skandalin më të fundit, atë të publikimit të rrogave të mbi 600 mijë shqiptarëve. I njohur jo vetëm si tifoz i Vllaznisë por edhe i vetëofruar si trajner i saj, Jenishehri ka qenë në stadium edhe për ndeshjen Kukësi- Vllaznia.
Gazetarët e pranishëm, kanë përfituar nga prania e tij që të marrin një opinion për skandalin e rrogave por jo vetëm. Kazetarët i kanë drejtuar mikrofonin (celularin) dhe Jenishehri ka dhënë opinionin e tij.
“10 vetë e kanë patur këtë listë në Shqipëri, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Unë e kam patur prej 8 muajsh”, thotë ish- deputeti i “opozitës së re” në Kuvend dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve.
Me eksperiencën jetësore por edhe atë të qendrimit rreth 2 vite e gjysmë në parlament, Jenishehri “zbulon” se lista është përdorur për të blerë zgjedhjet se se ato do të përsëriten. Ai shton se i ka kallëzuar në SPAK, në Shkallën e Parë, Shkallën e Dytë, Shkallën e Tretë dhe deri në Strasburg, meqë ka edhe paratë e nevojshme.
Si pjesë e koalicionit opozitar të vitit 2017, përmes të cilit arriti të futej në Kuvend pasi PD dhe aleatët dorëzuan mandatet, Jenishehri fler edhe për përplasjen Basha- Berisha.